Ish-ushtari i UÇK-së: PDK-ja nga Thaçi e Veseli të bie Krasniqi është degradim i madh

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: PDK-ja nga Thaçi e Veseli të bie Krasniqi është degradim i madh

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Ish-ushtari i UÇK-së, Albert Bucolli, i cili është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës( PDK), ka kërkuar që kjo e fundit mos të përfundojë, siç ka thënë ai, në duart e “rep artistit”, Memli Krasniqi.

Sipas tij nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli PDK të bie te Memli Krasniqi është degradim i madh.

Postimi i plotë i Bucollit në “Facebook”:

Pashë gjakun e dëshmorëve, mos e leni PDK në dorë te Kallashit pas dy apo tri viteve!

E nisi Komandant Adem Jashari, e udhëhoqi Hashim Thaqi, e trashëgoi Kadri Veseli, ra në duart e azilantit Enver Hoxhaj dhe po përfundon tek Rep Artisti i ‘Ritmit të rruges’, Memli Krasniqi.

E kujtoj mirë ditën kur Eprorët e luftes na u drejtoheshin, neve ushtarëve, me këto fjali: “ju po na bëni krenarë, të dashur ushtarë.

Po ju pyes tash unë juve, nëse na bëtë krenarë neve pas përfundimit të luftës?!

Pse ndodhi ky degradim kaq drastik ndërkohë që:

Në luftë ishim Vëllezër,

Ne luftë ishim shokë,

Në luftë unë isha ti e ti ishe unë,

Në luftë qanim bashkë për shokun që ra Dëshmor,

Në luftë ndanim çdo kafshatë buke bashkë,

Në luftë ngushëllonim njeri-tjetrin për vëllaun,

Në luftë ti më mbaje në supe dhe unë ty,

Në luftë ti u plagose ndërsa unë ndjeva dhimbjen,

Në luftë ne e dhamë betimin që të vdesim së bashku.

Pas luftë ti me kishe vëllall vetëm per Votë

Pas luftës ti më kishe shok vetem nëse ta qes votën

Pas luftës un s’isha askund e ti ishe kudo

Pas luftës unë qaja per fëmijët e vëllaut dëshmor e ti dekoroje ata qe nuk përkrahen kurrë luftën çlirimtare,

Pas luftës unë me vështirësi i mbaja me bukë jetimët e ti e ndaje darkën me dezertorë,

Pas luftës mua me vdiqen prindërit e ti as që më ngushëllove

Pas luftës unë e mbaja dhimbjen dhe ekzistencën mbi supe e ti e mbaje djalin e UDB-ashit në krah.

Pas luftës, unë e mora plagen nga padrejtsija

ndërsa ti i bëre katërdhjetë mijë veteranë të rrejshëm të luftës, ti iu gëzove votes së tyre,

Pas luftës mua me vdiq djali në vendin e punës për një kafshatë buke kurse djali yt u shkollua në Perëndim.

Krejt këto ju sollën këtu ku jeni tani!

Kërkoj falje dhe ndihem keq, mirëpo nuk mund e të mos i përmend krejt këto fjalë për hir të dëshmorëve të lirisë. Jua kemi borgj atyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat