Këto dy familje kanë paraqitur kërkesa për vizitë në Gjykatën Speciale

Aktuale

Këto dy familje kanë paraqitur kërkesa për vizitë në Gjykatën Speciale

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 19:28
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale, nga 15 korriku, i ka lejuar vizitat për familjarët e të paraburgosurve.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar se deri më tani kanë pranuar dy kërkesa për vizita.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, tha se kërkesë për vizitë kanë bërë familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nimoni tha se familjarëve të të paraburgosurve do t’iu lejohet qëndrimi deri në tre ditë në Hagë dhe ata do të mbështeten financiarisht nga shteti i Kosovës.

“Deri më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare në Hagë. Ato i kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata do të mbështeten edhe financiarisht nga shteti për qëndrim dhe ushqim. Ata kanë të drejtë që të qëndrojnë deri në tre ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat