Iu referua Kosovës si Seri, Glauk Konjufca i reagon ashpër përkthyeses së Kuvendit

Aktuale

Iu referua Kosovës si Seri, Glauk Konjufca i reagon ashpër përkthyeses së Kuvendit

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:17
Glauk Konjufca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancë plenare, ku po debatohej për disa çështje, e kur po flitej për gjenocidin në Srebrenicë, përkthyesja e Kuvendit ia ka huqur keq, ndërsa ka bërë të reagoj kryeparlamentarin, Glauk Konjufcën.

Përderisa në Kuvend po bisedonin rreth rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e ku po fliste deputeti i komunitetit boshnjak, Bahri Shabani, i cili po argumentonte propozim-rezolutën, përkthyesja në gjuhën Shqipe, ka bërë gabime të shumta.

Por gafa e madhe e përkthyeses, e cila Republikës së Kosovës i referohet si Republika e Serbisë, ka acaruar kryeparlamentarin i cili ia tërhiqi vërejtjen përkthyeses.

Konjufca kërkoi që gabime të tilla të mos përseritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat