Krasniqi: Harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave

Aktuale

Krasniqi: Harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:00
Foto e publikuar ne Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kutjuar masakrën e Srebrenicës.

Krasniqi ka thënë se 26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohor.

Postimi:

26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohorë – Gjenocidi i Srebrenicës. Ne sot jo vetëm qe duhet të kujtojmë viktimat e Srebrenicës, por edhe të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb.

Mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi ndërsa harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave.

Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat