Helmimet në Deçan, reagon ashpër ish-deputetja e PDK-së

Aktuale

Helmimet në Deçan, reagon ashpër ish-deputetja e PDK-së

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:00
Safete Hadrgjonaj

Ish- deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj ka reaguar sot mbi gjendjen e krijuar pas helmimit të më shumë se 400 qytetarëve të Deçanit.

Ajo me këtë rast ka pyetur nëse ka shtet, kryeministër dhe ministër të shëndetësisë që të konstatojnë se cfarë në të vërtetë është duke ndodhur atje.

“Të sëmurë, frikë, panik, mijëra të helmuar, thuhet se është edhe një i vdekur...A ka ore shtet në këtë vend në këtë gjendje alarmuese!!!???...A ka Kryeminister, Minister të Shëndetësisë, Institucione me konstatu gjendjen se çka po ndodhë e me ndale fluksin e helmimit???!!! A duhet dikush me ju dalë në ndihmë qytetarëve të helmuar me medikamente e me gjëra tjera të nevojshme për jetë!!!???”, shkroi ajo në Facebook.

Ndryshe, të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit. Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat