Emocionuese: Nuk janë parë që 10 vite, takimi i dy vëllezërve në Aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Emocionuese: Nuk janë parë që 10 vite, takimi i dy vëllezërve në Aeroportin e Prishtinës

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 09:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Emisioni #gjesisummer sot ka sjellë lidhje direkte nga Aeroporti i Prishtinës.

Edhe sot, si tash e disa javë është shtuar numri i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë.

Shumë mërgimtarë kanë zgjedhur që pushimet e verës t’i kalojnë në vend.

E njëri prej tyre historinë e ka pasur pak më të veçantë, pasi që me vëllain që po e priste në aeroport nuk ishin parë tash e 10 vite.

Ai ka treguar para kamerës për emocionet që po kalon.

“Vëllain jam tu e prit, që 10 vite nuk ka qenë, ky është tu ardhë. Më ka marrë malli boll”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat