Edhe Ramush Haradinaj kërkon protestë kundër Albin Kurtit, kjo është arsyeja

Aktuale

Edhe Ramush Haradinaj kërkon protestë kundër Albin Kurtit, kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:46
Ramush Haradinaj

Pasi zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj bëri thirrje për protest gjithëpopullore kundër kryeministrit, Albin Kurti, një gjë të tillë e ka bërë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, nga taksa prej 5 eurosh e vendosur nga qeveria Kurti për regjistrimin e automjeteve, përfiton një biznes privat i lidhur me Kurtin.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PROTESTONI! U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja!”, ka shkruar Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se gjatë ditës se zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, shkroi se partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit duhet të organizojnë një protestë para Qeverisë për të kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit.

“Kurti ik! Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar. Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin, i cili u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parlamentar drejtpërdrejtë nga klinika, pas trajtimit me infuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbledhjen e kabinetit qeveritar!”, ka shkruar Bajram Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat