Pas vërshimeve, Pacolli angazhohet personalisht për të ndihmuar Gjermaninë

Aktuale

Pas vërshimeve, Pacolli angazhohet personalisht për të ndihmuar Gjermaninë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:41
Foto e publikuar ne Facebook

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se ka ofruar gatishmërinë për të ndihmuar personalisht Gjermaninë në këtë situatë të rëndë.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të thella popullit dhe qeverisë gjermane për humbjet e jetëve si pasojë e përmbytjeve.

Postimi i plotë:

Edhe në Kosovë, ne po ndjekim me shqetësim situatën e përmbytjeve në Gjermani, me së paku 80 viktima. I shprehi ngushëllimet e mia më të thella popullit dhe qeverisë gjermanë. Sot personalisht kam ofruar gatishmërinë time për të ndihmuar në këtë situatë të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat