Bujku nga Skënderaj thotë se u dëmtua rreth 15 mijë euro nga breshëri

Aktuale

Bujku nga Skënderaj thotë se u dëmtua rreth 15 mijë euro nga breshëri

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Bujku Ismajl Balaj nga fshati Llaushë e Skënderajt ka folur për dëmet që i janë shkaktuar nga breshëri që ka rënë në këtë pjesë të Kosovës.

Ai në Edicionin Special ka theksuar se edhe vitin e kaluar ishte dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut.

“Kam të mbjellur gjysmë hektari me speca dhe me dredhëza. Është një dëm shumë i madh për mua, rreth 15 mijë euro dëmin e kam, fidanet e dredhëzave kanë kushtuar 15 cent, i kam pasë të mbjellura rreth 70 mijë fidane”.

“Komuna nuk ka buxhet e dimë, por duhet ta bëjë verifikimin e dëmeve dhe atë ta qojë për verifikim në Ministrinë e Bujqsisë. Edhe vitin e kaluar ishim të dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut”, ka thënë Balaj.

Ai ka shtuar se akoma nuk kanë filluar të marrin të holla nga Ministria e Bujqësisë për dëmet e shkaktuar në vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat