Zyrtrari i LDK-së: Ata që e votuan “Listën GUXO” të kthehen në LDK

Aktuale

Zyrtrari i LDK-së: Ata që e votuan “Listën GUXO” të kthehen në LDK

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 10:25
LDK

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj u ka bërë thirrje votuesve të Listës ‘Guxo’ të kthehen në LDK.

Gecaj u ka bërë thirrje votuesve të Listës ‘Guxo’ të kthehen në shtëpinë e tyre, pra në LDK, pas përplasjeve që po raportohen se po ndodhin brenda listës.

“Unë guxoi, ti guxon, ai/ajo guxon, ne guxojmë, ju guxoni, ata/ato guxojnë …. (votuesit) të kthehen në shtëpinë e vet!”, shkroi Gecaj në Facebook.

Këto ditë është raportuar për përçarje në Listën “Guxo”. Përfaqësuesit e kësaj liste në Ferizaj kanë shpërthyer në akuza drejt udhëheqjes qendrore të lëvizjes së themeluar nga Vjosa Osmani.

Ka qenë Balton Dërguti i cili ka dalë kundër qëndrimit të Donika Gërvallës, duke thënë se në Ferizaj do të kandidojnë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhur me këtë qëndrim të Dërgutit ka folur Haxhi Avdyli, duke thënë se irritimi i anëtarit të “Guxo”-s është si rezultat i mospranimit të tij si zëvendësministër, pasi nominimi i Balton Dërgutit ishte refuzuar nga Albin Kurti.

Paknaqësi kanë shprehur edhe përfaqësues të Listës ‘Guxo’ në Istog, Mitrovicë e Kllokot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat