Asistenti i Albin Kurtit publikon pamjet: Këtë aksion të PSD-së, Vuçiq e shfrytëzoi sot kundër Kosovës

Aktuale

Asistenti i Albin Kurtit publikon pamjet: Këtë aksion të PSD-së, Vuçiq e shfrytëzoi sot kundër Kosovës

Nga: P.R Më: 19 korrik 2021 Në ora: 19:18
Takimi Kurti-Vuçiq

Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shfrytëzuar aksionin e PSD-së si argument kundër Kosovës në takimin zhvilluar gjatë ditës së sotme në Bruksel.

“Vuciq sot e ka përdorë aksionin e PSD-së si sulm ndaj "objekteve fetare serbe". Inati i tyre ndaj Albin Kurtit shkon aq larg sa që i jep argumente edhe Vuciqit në tavolinë kundër neve. Pika 59. Grafite të shkruara në Kishë në Prishtinë në anglisht "Jezusi i urren Serbët". Pasi u fshinë, një "Simbol i Shovinizmit" i ri u shkrua në të njëjtën ditë, e gjithë kjo para policisë. Shqiptarët protestojnë para tempullit për shkak të ekzistencës së një objekti të tillë në tokën e pretenduar të Universitetit dhe pretendimeve të provokimeve për shkak të liturgjisë”, ka shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat