E zbulon planin e Vuçiqit, Serwer: Dëshiron 15 për qind të territorit të Kosovës

Aktuale

E zbulon planin e Vuçiqit, Serwer: Dëshiron 15 për qind të territorit të Kosovës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:31
Daniel Serwer

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur për planet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serweri beson se Vuçiq është i gatshëm të heqë dorë nga pushtimi i tërë Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.

“E tëra që ai dëshiron janë “pjesë serbe”, afërsisht 15 për qind e Kosovës dhe 49 për qind e Bosnjës. Ai gjithashtu do të ishte i lumtur për “pjesë” të Kroacisë dhe ndoshta Sllavoninë Lindore.

Ai dëshiron të gjithë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i thotë atij se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është një mundësi për një vend që kultivon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të tij. Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga qëllimet e Beogradit”, theksoi Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat