E shpalli kandidaturën për kryetar, ky është veprimi i parë i Bekim Jasharit

Aktuale

E shpalli kandidaturën për kryetar, ky është veprimi i parë i Bekim Jasharit

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:01
Bekim Jashari

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, do të shpallë sot zyrtarisht rikanidimin e tij për të drejtuar edhe për një mandat tjetër këtë komunë.

Para së të shpallë kandidaturën e tij, Jashari bashkë me përkrahës të tij ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Jashari ka ftuar përkrahësit e tij që sot në ora 19:00 të bëhen bashkë në një restorant në Skenderaj për të bërë publike formën e kandidimit të tij.

I pari i Skenderajt ka njoftuar para disa dite për kandidimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Kandidaturën për kryetar të Skenderajt e ka shpallur edhe ish kryetari i kësaj komune për disa mandate, Sami Lushtaku.

Pikërisht në Skenderaj pritet të zhvillohet një garë mjaft interesante për të parin e kësaj komune.

Edhe partitë tjera kanë deklaruar se do të kenë kandidatët e tyre për kryetar të Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat