Presidentja Osmani uron Zvicrën për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Presidentja Osmani uron Zvicrën për Ditën e Pavarësisë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:58
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shteti.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka uruar homologun e saj zviceran për këtë ditë, duke thënë se Zvicra është shtet mik për Kosovën.

“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin dhe miqve zviceranë”, ka shkruar Osmani.

Shefja e Shtetit më tej tha se Zvicra ka qenë një mike dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por kjo ditë është e veçantë edhe për ne pasi është shtëpia e diasporës.

“Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por kjo ditë për ne është e veçantë pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme”, shtoi më tej ajo.

“Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani.

Zvicra sot shënon 730 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat