“Ky është një ofendim i përmasave globale kundër gjakut shqiptar”/ Ish-kandidati për president i reagon Goran Bregoviçit

Aktuale

“Ky është një ofendim i përmasave globale kundër gjakut shqiptar”/ Ish-kandidati për president i reagon Goran Bregoviçit

Nga: N.Sh Më: 11 gusht 2021 Në ora: 20:47
Këngëtari serb Goran Bregoviç ka ofenduar tërë kombin shqiptar kur ka gënjyer se Shën. Nënë Tereza #saintmotherteresa është rome/jevge dhe i takon kulturës rome/jevge. Ky është një ofendim i përmasave globale kundër gjakut shqiptar dhe liderët tanë duhet të reagojnë ashpër.

Ish-kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, ka reaguar ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviç i cili është i ftuar në Korçë për të kënduar në festivalin e birrës.

Ofendimi që Bregoviç i ka bërë Nënë Terezës, sipas Gjergjit është ofendim kundër gjakut shqiptar.

Ai thotë se këngëtari serb e ka ofenduar gjithë kombin shqiptar.

Postimi i plotë:

Këngëtari serb Goran Bregoviç ka ofenduar tërë kombin shqiptar kur ka gënjyer se Shën. Nënë Tereza #saintmotherteresa është rome/jevge dhe i takon kulturës rome/jevge.

Ky është një ofendim i përmasave globale kundër gjakut shqiptar dhe liderët tanë duhet të reagojnë ashpër.

Po na e shkatërrojnë kulturë, traditën dhe tash edhe gjakun orë të mjerë!? Duhet të dilni në mbrojtje të identitetit shqiptar.

Vetëdija kombëtare nuk krijohet me përralla, por me fakte dhe qëndrime. Nëna jonë Tereza është shqiptare. Ju tregojuni botës?

Shën. Nënë Tereza është shpallur shenjtë #saint më gjak shqiptar nga vet Papa #popefrancis #pope #popejohnpaulii

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat