“Shihen si heronj, por unë ia dorëzova Thaçit urdhër arrestin e Gjykatës Speciale”/ Lars-Gunnar Wigemark tregon detaje...

Aktuale

“Shihen si heronj, por unë ia dorëzova Thaçit urdhër arrestin e Gjykatës Speciale”/ Lars-Gunnar Wigemark tregon detaje...

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 08:52
Lars-Gunnar Wigemark dhe Hashim Thaçi

Më 5 nëntor të vitit të kaluar, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, njoftoi vendimin e tij për t’u dorëhequr nga ky post pasi nga Dhomat e Specializuara në Hagë i ishte ngritur aktakuza për KRlME Iufte.

Në fjalimin e tij para mediave, Thaçi pati kërkuar “maturi, qetësi dhe për unitet”.

Mbi 9 muaj pas kësaj deklarate, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tregoi një detaj që deri më sot nuk është ditur.

Në një intervistë për “The Harvard Political Review”, që është një revistë studentore amerikane e politikës dhe kulturës, e botuar tërësisht nga studentët e Harvardit dhe që daton nga viti 1969, ka treguar se ka qenë ai vet që ia ka dorëzuar Thaçit urdhër arrestin.

“Shumë shqiptarë i konsiderojnë ushtarët e akuzuar të UÇK-së si heronj, e dini”, tha Lars-Gunnar Wigemark.

“Unë personalisht u desh t’ia dorëzoja presidentit Thaçi atë që në thelb ishte një urdhër arresti, gjë të cilën nuk e prisja kurrë se do ta bëja”, u shpreh Wigemark në këtë intervistë.

Wigemark ishte urë lidhëse midis gjykatës në Hagë dhe autoriteteve të Kosovës si kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët janë duke u ballafaquar në Hagë me akuza për mizori Iufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat