Hapen termine të reja për vaksinim kundër virusit Covid-19

Aktuale

Hapen termine të reja për vaksinim kundër virusit Covid-19

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë më në fund ka hapur termine të reja për vaksinim të qytetarëve kundër virusit Covid-19.

“Nga sot janë hapur termine shtesë të reja për vaksinim kundër COVID-19 për qytetarët”, kanë thnë në një përgjigje të shkurtë për Infokusin nga kjo ministri.

Gjatë ditës mediat kanë raportuar se qytetarë të shumtë janë duke u ankuar se tash e sa kohë nuk po mund të caktojnë termine për vaksinim pasi në portalin ku bëhen termint sa herë që kanë provuar u është shfaqur mesazhi “Nuk ka termine të lira nëpër qendrat e vaksinimit. Ju lutem provoni më vonë”.

E megjithatë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia edhe në konferencën që mbajti dje, pasi në vend humbën jetën nga COVID-19, 36 persona, përsëri bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen pasi që sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për të fituar betejën me virusin COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat