Për këto dy veprime, organet e drejtësisë duhet të merren me Sami Lushtakun

Aktuale

Për këto dy veprime, organet e drejtësisë duhet të merren me Sami Lushtakun

Nga: H.O. Më: 13 shtator 2021 Në ora: 09:26
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka nisur fushatën e tij zgjedhor në komunën e Skenderajt, ku ai garon për të rimarrë pushtetin.

Mirëpo, kjo fushatë e tij ishte duke mos respektuar masat e pandemisë. Pa maska e pa distancë mes njerëzve të pranishëm.

Ish-zëvendësministri në Qeverinë e PAN-it, Isa Xhemajlaj, duke komentuar këto veprime të Lushtakut, thotë për “Bota sot” se, ato janë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së dhe paraqesin rrezik për përhapjen e infektimeve me Covid.

Image
Isa Xhemajlaj

“Veprime të  tilla përveq që janë në kundërshtim me rekomandimet  e IKSHPK dhe vendimet e Qeverisë paraqesin rrezik përmanet të përhapjes së infektimeve me virusin Covid”, thotë Xhemajlaj.

Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me dy shkelje, nga ana e Lushtakut.

“Fushatë para hapjes zyrtare të fushatës dhe rrezikim i jetës së qytetarëve nga virusi. Në këtë rast duhet që organet kompetente të veprojnë në zbatimin e ligjit njëjtë siҫ po veprojnë edhe me qytetarët  tjerë të cilët nuk bartin maska edhe kur janë vetëm dhe kemi me mijëra dënime brenda ditës nga policia”, thotë Xhemajlaj për ‘Bota sot’./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat