Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiq

Aktuale

Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiq

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:33
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq.

Me këtë rast, ambasadorja Benedejçiq konfirmoi angazhimin e vendit të saj në fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, si dhe vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në procesin e integrimit euro-atlantik.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi i uroi suksese ambasadores sllovene, e njoftoi atë lidhur me angazhimet e Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.

Duke çmuar lart bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve dhe duke shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, kryekuvendari Konjufca theksoi se pret nga Sllovenia, shtet i cili aktualisht kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe ta ndihmojë në rrugën integruese për në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat