“Mjaftë më me grupe politike të stilit të kaubojëve”

Aktuale

“Mjaftë më me grupe politike të stilit të kaubojëve”

Nga: A.Z Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:32
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik, Skënder Mulliqi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se për 20 vite radhazi të dëgjojmë marrina politike, është shumë e vështirë.

Ai shton se patëm një politikë që na hoqi mundësinë e vetëvendosjes, përcjell “Bota sot”.

Tutje theksoi se kaluan dy vite me rrena, mashtrime dhe krime, duke e rrezikuar kështu edhe shtetin dhe identitetin nacional.

Postimi i plotë:

Shumë vëshitrë është që për 20 vite radhazi të ndëgjojmë marrina politike, të ndëgjojmë të na flasin për jetën, për demokracinë e lirinë. Ata që nuk punuan mirë përdorën të gjitha mjetët në disponim për t’i realizuar interesat e veta. Patëm mbi krye një elitë politik, e cila na hoqi mundësin e vetëvendosjës, na hoqi mundësinë e fatit të mirë edhe si kolektivitet!. Çdo rrahje me kamxhikë i ka dy përfundime. Secili aksion i tillë pushtetarë zgjon zingjirinë e reakcioneve. Secili që sulmohet ka të drejtë edhe të vetëmbrohet. Secili që sulmon shumë, nuk i garantohet në fund që edhe vet nuk do të ndahet i lagët. Nuk është kurrfarë kërcënimi nëse jemi të vëmendshem. Për fatin tonë dhe për fatin e shtetit, duhet t’i lutemi Zotit që të gjithë të bëhemi të menqur, duke mos lejuar më që Kosovën ta fusim në qorrsokak. Kaluan dy decenie me rrena, mashtrime, krime. Mjaftë më me grupe politike të stilit të kaubojëve. Mjaftë gjatë na shitën jo moralitetin për moral, plaqkën për patriotizëm, duke rrezikuar kështu shtetin dhe identitetin nacional! Nga praktikat e tilla është koha e fundit të shkëputemi…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat