Gërvalla në takim me ministrin slloven flet për reciprocitetin: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Aktuale

Gërvalla në takim me ministrin slloven flet për reciprocitetin: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 09:27
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar.

Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.

Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve.

Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat