Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, kanë një mesazh për Serbinë

Aktuale

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, kanë një mesazh për Serbinë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:25
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilin e falënderuan për mbështetjen e Holandës në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë.

Presidentja Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosoves janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punes për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja.

Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, ka theksuar Presidentja Osmani, teksa sipas saj Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se epilogu i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat