Milazim Krasniqi tregon objektivat serbe që u realizuan nga viti 2015: Në Kosovë ka figura që punojnë direkt për Serbinë e Rusinë

Aktuale

Milazim Krasniqi tregon objektivat serbe që u realizuan nga viti 2015: Në Kosovë ka figura që punojnë direkt për Serbinë e Rusinë

Nga: P.R Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:05
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka treguar objektivat serbe të vitit 2015 deri në vitin 2021, të cilat sipas tij janë realizuar në Kosovë.

Madje Krasniqi ka shkruar se në Kosovë ka figura dhe struktura politike që punojnë direkt për Serbinë dhe për Rusinë.

“1. informacioni që më pati ardhë në fillim të vitit 2016, po rezulton të ketë qenë i vërtetë dhe 2. Hipotezë: si duket në Kosovë, në mesin e shqiptarëve, ka figura dhe struktura politike e mediale, që punojnë direkt për Serbinë dhe për Rusinë. Kjo gjë do të duhej të ndiqej me seriozitet nga institucionet tona, veçmas këto ditë, kur siguria është e rrezikuar seriozisht”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjëllë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sa janë realizuar objektivat serbe të vitit 2015 deri në vitin 2021?

1. Kosova ka kaluar nëpër një jostabilitet të madh në vitet 2015, me dhunë në Kuvend e në rrugë, me trazira në universitet, me afera përgjimesh, me arrestimin e zyrtarëve të lartë të shtetit nga Gjykata Speciale. Tash është në kulm kriza në Jarinje e në Bërnjak, me bllokimin e rrugëve nga serbët e dirigjuar direkt nga Beogradi. (Me këtë është përmbushur dhe po përmbushet pika 1.)

2. Shpërngulja e shqiptarëve është intensifikuar veçmas në vitin 2015, ashtu siç parashihnin objektivat serbe. A ju kujtohet histeria e ikjes me autobsuë dhe ndihma që u ofrohej nëpër Serbi edhe me taksi falas?! Dhe shpërngulja nuk është ndalë asnjëherë. Kosova po zbrazet çdo ditë.

3. Ndikimi i Rusisë është rritur shumë. Rusia ka armatosë Serbinë deri në dhëmbë. Vizita e ambasadorit rus, Harqenko, në afërsi të Jarinjes para pak ditësh, tregon se Rusia definitivisht është palë në konflikt.

4. Mbajtja e goranëve nën presionin e Serbisë ka vazhduar të jetë intensive.

5. Në zgjedhjet e kaluara pati një tentativë për tërheqjen e boshnjakëve në sferën serbe. Ajo tentativë kësaj radhe dështoi, por mund të provohet sërish.

6. Çështja e natalitetit të serbëve tashmë është shndërruar në politikë zyrtare për tërë Serbinë e jo vetëm për serbët në Kosovë.

Përfundim: 1. informacioni që më pati ardhë në fillim të vitit 2016, po rezulton të ketë qenë i vërtetë dhe 2. Hipotezë: si duket në Kosovë, në mesin e shqiptarëve, ka figura dhe struktura politike e mediale, që punojnë direkt për Serbinë dhe për Rusinë. Kjo gjë do të duhej të ndiqej me seriozitet nga institucionet tona, veçmas këto ditë, kur siguria është e rrezikuar seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat