Lladrovci padit kundërkandidatin e tij, Xhavit Drenori

Aktuale

Lladrovci padit kundërkandidatin e tij, Xhavit Drenori

Nga: A.SH Më: 12 tetor 2021 Në ora: 13:29
Ramiz Lladrovci

Kandidati dhe kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur kundërkandidatin Xhavit Drenori.

Kjo sipas tij, kur Xhavit Drenori me shpifje flet për diçka që as kam qenë i ftuar në gjykatë, as kam të bëj me asnjë rrethanë me shpifjet që janë regjistruar në videoincizim.

Lladrovci thotë se këto eklarime të tij janë të natyrës tendencioze, dhe kanë për qëllim dëmtimin dhe denigrimin e imazhit tim.

Shkrimi në Facebook:

Padi e re për shpifësin e vjetër

Shpifësi i konfirmuar edhe me vendim gjyqi, Xhavit Drenori, ka bërë shpifjen e radhës për të cilën sot po e deponoj një padi të re.

Padia ka të bëj me shpifjet në rrjetin social më 9.11.2021 dhe incizimin e lëshuar në youtube, të cilin e ka emituar më 11.10. 2021, ku Xhavit Drenori me shpifje flet për diçka që as kam qenë i ftuar në gjykatë, as kam të bëj me asnjë rrethanë me shpifjet që janë regjistruar në videoincizim.

Deklarimet e tilla të Xhavit Drenorit, janë të natyrës tendencioze, dhe kanë për qëllim dëmtimin dhe denigrimin e imazhit tim. Njëkohësisht, ai tentuar që të keqpërdor edhe një qytetar i cili jep deklarime të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me mua, prandaj, edhe për të është bërë padi.

Lidhur me lëndën e vitit 2009, të cilën e ka publikuar Drenori ditë më parë, e kam demantuar dhe kam kërkuar që tërë kopja e lëndës nga organet kompetente të më jepet në dispozicion me të gjitha procesverbalet.

Kam besim te organet e drejtësisë dhe mirëpres shqyrtimin sa më të shpejtë të kësaj lënde dhe shpifësi të marrë dënimin e merituar.

Image
Image 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat