Kush është Besim Zeqiri, bosi shqiptar i kontrabandës që po kërkohet nga policia

Aktuale

Kush është Besim Zeqiri, bosi shqiptar i kontrabandës që po kërkohet nga policia

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:23
Besim Zeqiri

Policia e Kosovës pas aksionit të sotëm kundër kontrabandës në vend, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 5 personave të dyshuar, në mesin e tyre edhe Besim Zeqiri, i njohur me nofkën “Kaça”.

“Kaça”, njihet si njeriu kryesor i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.

Kaça është pronari i barnatores ku sot Njësia Speciale e Kosovës me anë të një aksioni bastisi barnatoren e tij nën dyshimin për kontrabandë.

E kaluara e errët e Zeqiri është e njohur ndër vite.

Në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij kishte vazhduar në Zveçan.

‘Kaça’ në 2018 ishte arrestuar pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

Në atë kohë ai mbante një restorant në veri që quhej ‘Simonida’, për të cilin thuhet se ishte sulmuar me bombë.

Zeqiri e kishte marrë këtë restorant me qira nga serbi Zivota Miladonovic.

‘Kaça’ kishte marrë vajza nga Serbia dhe i kishte sjell në lokalin e tij për të vallëzuar dhe ushtruar prostitucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat