Kryetari i KQZ-së tregon ‘incidentet’ e raportuara deri tash gjatë procesit zgjedhor

Aktuale

Kryetari i KQZ-së tregon ‘incidentet’ e raportuara deri tash gjatë procesit zgjedhor

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:56
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka folur në konferencë për media rreth procesit zgjedhor që po vazhdon të zhvillohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale janë duke shkuar në rregull dhe nuk kanë evidentuar ndonjë incident që ia vlen të raportohet.

“Sipas raportit që kemi kemi të bëjmë me disa raportime që janë bërë që nuk e kanë ndonjë rëndësi për raportim, por nëse insistoni kemi pasë raportime se nuk ka pasur energji elektrike në një objekt shkollor. Një votues ka raportuar se kur ka shkuar të votojë nuk e ka gjetur emrin e tij në listë dhe kësi lloj problemesh”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka thënë se të gjitha ankesat dhe raportimet janë evidentuar dhe janë zgjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat