“PDK mbetet Real e Barcelona për skenën politike në Kosovë”/Kastrati komenton rezultatin e zgjedhjeve

Aktuale

“PDK mbetet Real e Barcelona për skenën politike në Kosovë”/Kastrati komenton rezultatin e zgjedhjeve

Nga: M.L. Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:35
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka dhënë opinionin e tij lidhur me zgjedhjet lokale të së dielës

Ai vlerëson se nga këto zgjedhje u kuptua që Kosova e ka elektoratin më të pjekur në rajon sepse ata të japin shansin, por të dënojnë edhe brenda 6 muajsh kur ua fyen inteligjencën

Për Kastratin, vota dje ishte e qartë.

Qytetarët votuan projeksionet reale për interesat e tyre nëpër komuna dhe jo projeksionet e interesave individuale të Kurtit i cili në disa raste nominoj sharlatana si kandidatë për kryetarë komunash”, thekson Kastrati.

Ai foli edhe për partinë e tij, të cilën e krahasoi me dy ekipe të mëdha të futbollit në botë.

PDK mund të kaloj nëpër kriza momentale si çdo parti tjetër, por PDK mbetet Real e Barcelona për skenën politike në Kosovë. Dje PDK doli kampion me numrin e komunave të fituara”, potencon Kastrati.

Përveç tjerash, ai thotë se kjo fitore është edhe për Kadri Veselin e Hashim Thaçin;

S`ka më vota për inati. Qytetari kërkon programe, kandidatë serioz e zgjidhje për problemet që ka. Këto oferta për qytetarin i bëjnë vetëm partitë serioze dhe jo partitë e çastit; Kryetarëve të PDK-së që fituan URIME. Nuk kemi kohë për festë. Nga sot tregojeni veten e arsyetoni besimin qytetar; Personalisht ju falënderoj të gjithëve që më keni ftuar gjatë fushatës që të ju përkrah. ❤️❤️❤️Ishte kënaqësi e privilegj; PDK PARTI E LIRISË DHE E SHTETËNDËRTIMIT. VIVA PDK”, përfundoi Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat