Shala tregon se kur do të përcaktohet Serbia për politikën e jashtme

Aktuale

Shala tregon se kur do të përcaktohet Serbia për politikën e jashtme

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 13:50
Blerim Shala

Opinionisti Blerim Shala, ka thënë rreth raporteve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të ndërlikuara, teksa Emisari Special për Ballkanin Perëndimor të Administratës Amerikane, Gabriel Escabaor para disa ditëve ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, nuk janë të këqija as të mira, por që janë të ndërlikuara.

Escobar, në anën tjetër, edhe në intervistat e tij për media, megjithë dykuptimësive të rëndomta diplomatike, ka porosi të qarta në vlerësimin e gjendjes së tanishme në rajon, dhe në përshkrimin e situatave konkrete në raportet e SHBA-së me shtetet e veçanta të Ballkanit Perëndimor.

Pak ditë më parë, në pyetjen e Al Jazeera-s për Ballkan, se si i vlerëson marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë, Escobar u përgjigj në këtë mënyrë: Këto raporte nuk janë të këqija dhe as të mira, por janë të ndërlikuara.

Tutje, Shala tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do ta ketë të vështirë të luajë në disa letra politike ndërkombëtare, duke i përdorur ato në bisedimet e Brukselit, por po ashtu edhe për Integrimin e Serbisë në Bashkimin  Evropian.

“Në këtë kontekst, duket që lideri serb do ta ketë gjithnjë e më vështirë të luajë në disa letra politike ndërkombëtare, duke i përdorur ato, midis tjerash, në fuqizimin e pozicionit të vet negociator si në bisedimet e Brukselit me instancat më të larta të Kosovës, ashtu edhe në negociatat me autoritetet e BE-së për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, theksoi Shala.

Shala tha se Vuçiq njëkohësisht synon që Serbia të bëhet pjesë përbërëse e BE-së, të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në, të ruajë miqësinë politike me Rusinë e Vladimir Putinit, dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën e Xi Jinping-ut.

“Vuqiç pak a shumë ju thotë bashkëbiseduesve të tij evropianë dhe amerikanë që do të përcaktohet seriozisht dhe qartë sa i përket prioriteteve të tij të jashtme, atëherë kur Brukseli (BE-ja), jap shenja serioze dhe të qarta se kur Serbia do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian, gjë që do të mund të nënkuptonte edhe zvogëlimin e rolit të Rusisë dhe të Kinës në Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat