PZAP e refuzon ankesën e Ramës ndaj Vitisë

Aktuale

PZAP e refuzon ankesën e Ramës ndaj Vitisë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:04
Përparim Rama

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të palejuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte bërë ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në rrjete sociale në zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor 2021.

Sipas arsyetimit të Panelit Zgjedhor se ky vendim është marrë sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimit për ngjarjet politike.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat