Letër publike për Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti/ Ja çfarë po iu kërkohet

Aktuale

Letër publike për Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti/ Ja çfarë po iu kërkohet

Nga: M.H. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Prof.Dr.Nazim Qehaja ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e Bashkësisë së Komunave Serbë në Kosovë, e cila u nënshkrua nga Mustafa dhe Thaçi dhe e ratifikuar nga Kuvendi më 2015.

Profesori e sheh të dëmshme këtë marrëveshje duke apeluar që e njejta të anulohet, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se kjo marrëveshje ka pranuar edhe shumë vrejtje nga Gjykata Kushteuese për këtë arsye mund edhe të anulohet pasi cilësohet si antikombëtare.

Qehaja ka ripublikuar përsëri një letër publike ku i është drejtuar Presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, qeveritarëve, kuvendarëve dhe përfaqësuesëve të tjerë të Kosovës.

Ai në letër publike kërkon që si qytetar i këtij vendi, marrëveshja e vitit 2013/15 për Bashkësinë e Komunave Serbe, të anulohet në tërësi dhe të kualifikohet si vepër antikombëtare.

Reagimi i plotë

Me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë (Zajdnica ose Republika serbe), e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e ratifikuar dhe nga Kuvendi në vitin 2015, me kompetenca shtetërore dhe kompetenca mbi pronat tokësore dhe kulturore, Kosova, duke pasur parasysh armiqësinë e pashembullt ndërpartiake për pushtet, pasuri dhe nepotizëm, varfërinë dhe migrimin masiv të rinisë dhe kokës intelektuale, brenda pak vitesh do të zhbëhet, jo vetëm si shtet por edhe si vend. Personalisht, ashtu edhe siç kam kërkuar dhe në letrën publike drejtuar Kryetares, Kryeministrit, Qeverisë dhe Kuvendit (Lexo më poshtë në Letër Publike), nuk e kuptoj pse Kuvendi, në bazë të vrejteve të Gjykatës Kushtetuese, nuk e anulon marrëveshjen në fjalë, duke cilësuar si vepër antikombëtare dhe nënshkruesit e mbështetësit, qoftë edhe virtual, t'i gjykoj për tradhti kombëtare, para se Serbia, Evropa edhe Amerika të kërkojnë zbatinin e saj.

Në këtë vend, ftoj të gjitha forcat atdhetare që të jenë aktiv në kërkesa për të mos lejuar, me asnjë kusht krijimin e kësaj bashkësie në formën e nënshkruar, qoftë me shkrime në mediumet elektronike, qoftë me protesta masive paqësore. Të gjithë ata shqiptar të cilët mendojnë se këtë marrëveshje nuk do ta lejoj Amerika, duke aluduar në miqësi, partneritet apo interes, janë tërësisht gabim, sepse interesi strategjik anti-Rusi i Amerikës dhe Evropës për Serbin është më i madhë se për Kosovën.

Prishtinë, 13 Tetor 2021

PRESIDENTE OSMANI, KRYEMINISTËR KURTI, QEVERITAR, KUVENDAR DHE PËRFAQËSUES TË TJERË TË KOSOVËS

Letër publike!

Të nderuar pushtetarë!

Si qytetar i këtij vendi, propozoj që marrëveshja e vitit 2013/15 për Bashkësinë e Komunave Serbe, me kompetenca shtetërore dhe me kompetenca mbi të gjitha pronat publike të vendit, duhet para rifillimit të bisedimeve për marrëdhëniet mes dy shteteve, të anulohet në tërësi dhe të kualifikohet si vepër antikombëtare, kjo sepse Serbia në bisedimet e ardhme , do të kërkoj që kjo marrëveshje të jetë pikënisje e marrëveshjes përfundimtare, për të cilën mund të gjej mbështetje edhe nga Evropa dhe Amerika! Përzemërsisht! Prishtinë, 05 Maj 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat