Sociologu: Karantina ndikoi në rritjen e natalitetit

Aktuale

Sociologu: Karantina ndikoi në rritjen e natalitetit

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Ilustrim

Sociologu Ferdi Kamberi thotë se vitet e fundit i gjithë rajoni ka pasur një rënie të natalitetit, por bazuar në të dhënat e fundit vërehet se në Kosovë ka rritje të madhe të lindjeve.

Ai thotë se në rritjen e natalitetit ka pasur ndikim mbyllja karantinimi gjatë pandemisë Covid-19.

“Deri më tani Kosova sikurse vende tjera të rajonit dhe të Evropës kanë pasur një rënie të natalitetit. Mirëpo, së fundi të dhënat flasin për një rritje të numrit të lindjeve në Kosovë në raport me vitet e kaluara. Këtu ka ndikuar edhe çështja e pandemisë globale dhe karantinimi. Konsiderojë se çiftet kanë pasur edhe kohë që të planifikojnë shtatzëni më të planifikuar”, tha ai.

Sociologët konsiderojnë se përveç efekteve negative që po lë pas pandemia Covid19, pjesa pozitive është rritja shumë e madhe e natalitetet që nuk mbahet mend në vitet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat