​Në ndërtesë e Qeverisë projektohet figura e Dinos me mesazhin: Mos zgjidh shfarosjen

Aktuale

​Në ndërtesë e Qeverisë projektohet figura e Dinos me mesazhin: Mos zgjidh shfarosjen

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit projektuan një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë mbrëmjen e kaluar për të shënuar fundin e samitit global të klimës COP26 në Glasgow dhe në mbështetje të fushatës globale të UNDP-së për ndryshimet klimatike.

Ndërtesa u ndriçua me figurën e Dinos për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për urgjencën për t'u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimin në energji më të pastër.

“Po projektojmë Dino-n në Prishtinë për të shënuar fundin e samitit global të klimës, COP26. Dinosauri Frankie është figura kryesore e fushatës globale të UNDP-së për klimën. Miku ynë që ka jetuar para 66 milionë vjetësh ka një mesazh të fuqishëm për ne. Ai u zhduk për shkak të një asteroidi. Ai na pyet pse jemi duke shkuar drejt shfarosjes.

Ne jemi duke u përballur me një krizë klimatike - por ende mund të shmangim ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës duke punuar së bashku dhe duke rritur veprimet për klimën. Përmes kësaj fushate, UNDP inkurajon reformën e subvencioneve të karburanteve fosile si një hap vendimtar në luftimin e krizës klimatike dhe lëvizjen drejt një rikuperimi gjithëpërfshirës dhe të gjelbër nga COVID-19”, tha Suokko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat