Vendimi për Valdete Dakën, Tahiri i PDK-së kërkoi dorëheqjen Qelajt, reagon ky i fundit

Aktuale

Vendimi për Valdete Dakën, Tahiri i PDK-së kërkoi dorëheqjen Qelajt, reagon ky i fundit

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 22:23
Naim Qelaj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.

Kjo pasi që Qelaj ka hedhur poshtë ankesën e ish-kryetares së KQZ, Valdete Daka, kundër vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e saj.

Naim Qelaj iu përgjigj Tahirit duhe thënë se, klasa politike duhet të kuptojë që Avokati i Popullit nuk ndikohet.

“Unë nuk pres që vendimet e mija edhe në të ardhmen të mos marrin goditje të tilla. Në fakt unë edhe tek deklarata e zotit Tahiri nuk dua të lëshohem, gëzoj respekt edhe për të njëjtin. Është agjendë e tij politike. Nuk dua të komentoj fare por unë pres jo vetëm në këtë rast por çdo vendim që do të marr, në çfarëdo forme jetë, të ketë reagime të tilla.

Është mirë që pjesa e klasës politike me u kuptu një gjë që avokati i popullit nuk mund të ndikohet. Ka garanci të tilla kushtetuese që i ofrojnë mundësi me e rujt emrin dhe rolin që e ka”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat