Profesori Sadiku: Migrimi është trend global, Kosova s’mund të izolohet

Aktuale

Profesori Sadiku: Migrimi është trend global, Kosova s’mund të izolohet

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Muhamet Sadiku

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, ka thënë se migrimi i njerëzve është një trend global nga i cili s’mund të izolohet as Kosova.

Por, ai thotë se duhet që Kosova të ofrojë kushte përmes zhvillimit ekonomik që të mos e lejojë ikjen e trurit.

“Në vitet e fundit jemi ndeshur me fenomenin e masivizimit të madh të lëvizjes së migrimit të popullatës. Është problem që i ka përfshirë të gjitha shtetet dhe kontinentet. Vlerësohet që popullata migrante është 260 milionë banorë, që në do të thotë se pjesëmarrja e saj në popullatën e gjithë botës është 3,6 %. Duhet pranuar që në epokën e globalizmit duhet çdo gjë të lëvizë lirshëm dhe përfitues në këtë garë janë edhe shtetet dhënëse edhe ato marrëse. Individët që largohen nga një shtet nganjëherë largohen edhe nga luftërat, largohen nga qeverisja diktatoriale, largohen nga niveli i ultë i të ardhurave dhe veten e gjejnë në tregjet globale”.

Sadiku në Sytë 7 ka thënë se Kosova është në vitin e fundit në pritje të heqjes së vizave dhe kjo do të reflektohet në lëvizjen edhe më të lirë të kosovarëve drejt vendeve të BE-së.

Por, sa mund të shfrytëzohen remitencat për rritje ekonomike?

“Në konceptet neoliberale as që mund të mendohet në fonde për zhvillim ekonomik, në konceptet që janë më shumë të përziera mund të vijë në shprehje një mënyrë e koncentrimit e mjeteve, por sido që të jetë se reduktimi i varfërisë dhe papunësisë është bari më i mirë që të bëhen ndryshime strukturore”.

Sadiku ka thënë se Kosova me rastin e nënshkrimit të MSA-së e ka pranuar një obligim për veti dhe ndërkombëtar – duhet të krijojë kapacitete konkurruese.

“Nëse do të del në tregun ndërkombëtar duhet të bëhjë prodhim konkurrues, arsim konkurrues, shëndetësi konkurruese. Kanë kaluar afër 5-6 vjet nga nënshkrimi dhe po e shohim se rezultatet janë shumë të vogla, modeste”.

Problem këtu ai po e lë edhe mungesën e liberalizimit të vizave, sepse kufizimi i faktorit human në lëvije vështirëson edhe daljen jashtë të produkteve, prandaj propozon bashkim forcash me Shqipërinë.

“Kosova duhet të jetë e fokusuar në tregun e përbashkët me Shqipërinë, sepse bashkë me të do të kemi 6-7 milionë konsumatorë, i cili treg do të jetë atraktiv edhe për investime të jashtme”.

Sadiku foli edhe për rritjen e çmimeve duke thënë se ka karakter ndërkombëtar dhe vendet e vogla si Kosova nuk mund ta ndryshojnë.

“Qeveria po bën përpjekje me këto kapacitete buxhetore që i ka ta zbusë situatën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat