Haradinaj: Angela Merkel për 16 vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Angela Merkel për 16 vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i është mirënjohës kancelares Angela Merkel për mbështetjen që i ofroi Kosovës.

Haradinaj shkruan se një mike e madhe e Kosovës po e mbaron mandatin e saj, duke thënë se ajo për 16 vite ishte pranë Kosovës.

Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”, ka shkruar Haradinaj.

Angela Merkel mbrëmë në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin mbajti ceremoninë e lamtumirës si kancelare për 16 vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat