“Të gjitha partitë shqiptare u takuan me Radojçiqin”, zyrtari i LDK-së i reagon Fatmir Shehollit

Aktuale

“Të gjitha partitë shqiptare u takuan me Radojçiqin”, zyrtari i LDK-së i reagon Fatmir Shehollit

Nga: P.R Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:42
Milan Radojçiq

Pasi Departamenti amerikan i shtetit e futi në listën e zezë bosin e krimit në veri të Kosovës, Milan Radojçiq, Fatmir Sheholli deklaroi se Radojçiq është takuar me të gjithë partitë politike shqiptare, jo vetëm me Ramush Haradinajn.

“Radojçiq nuk ka takuar vetëm Ramush Haradinajn, ai është takuar me të gjitha partitë politike shqiptare, tash nëse pyetni se me cilat personalitete të partive politike është takuar, është mirë ta pyesni atë”, ka deklaruar Sheholli.

E përmes një postimi në facebook, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj Shehollit.

““Fatmir Sheholli: Me Radoiçiqin janë takuar të gjitha partitë shqiptare, pos Lëvizjes për Bashkim,” Broçkulla janë këto. LDK dhe qeveria jonë kishte refuzuar të takohet me Radojçiqin, edhe pse ishim sugjeruar ta takojmë”, ka shkruar Bajram Gecaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat