“Atë ditë gjendja ime ishte e rëndë”, rrëfimi i qytetares që u kafshua nga qentë endacak

Aktuale

“Atë ditë gjendja ime ishte e rëndë”, rrëfimi i qytetares që u kafshua nga qentë endacak

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Ilustrim

Kosovare Bajraktari, si çdo ditë tjetër po kalonte nga kampusi universitar në Prishtinë, për të shkuar në punë. Ketë herë rruga e saj u ndërpre nga qentë endacak të cilët e sulmuan atë.

Si fat në krejt ketë ngjarje ajo e konsideron veshjen e saj që kishte atë ditë, një mont të gjatë e sa do pak e mbronte ani pse mori kafshim në këmbë nga njëri prej qenëve.

“Nga qenët endacak jam sulmuar me 24 nëntor reth orës 14:00. Jam sulmuar afër fakulteteve. Koha ishte e ftohet ndoshta në atë rast ata mu gjuajtën mua. Për fat të mirë kisha një mont të gjatë, mirëpo prap nuk shpetova pa u kafshuar”, tha Bajraktari.

Në momentin e sulmit të qenve ndaj saj të pranishëm ishin edhe disa persona tjerë, por që sipas saj ikën për ta shpëtuar veten e tyre, e në ndihmë i dolen veç dy vajza.

“Ka pasur persona për shkak se ishin duke e pritur autobusin aty afër, por kur e panë që nuk ishte në pytje veç një qen, shumica prej tyre janë larguar me shpëtu për vete”, u shpreh ajo.

Bajraktari u detyrua të marrë ndihmë mjekësore fillimisht në emergjencë e pataj në infektivë. Por rastin në polici nuk e raportoi.

“Rastin nuk e kam raportuar, e di që nuk ish marrë parasysh diçka. Mirëpo, ato ditë edhe gjendja emocionale e imja nuk ishte mirë, as që e mendova pjesën për me raportu si rast në polici”, theksoi Bajraktari.

Sipas statistikave të policisë së Kosovës, vetëm këtë vit janë raportuar gjithsej 65 raste ku qytetarët janë sulmur nga qentë endacak.

“Janë raportuar 65 raste të sulmimit nga qentë endacak, ku 48 qytetarë kanë marr edhe lëndime”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas këtyre statistikave, vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar 19 raste.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se janë duke punuar në rregullimin e problemit të qenëve encacak.

“AUV është duke punuar në nxjerrje të akteve të reja ligjore, amendamentimin  dhe aprovimin e atyre ekzistuese për rregullimin e problemit te qenve endacak”, tha Thaçi.

Ndërsa sa i përket strehimoreve të qenve ai tha se i plotësojnë kushtet minimale për trajtim të përkoshëm të qenve.

“Janë kryer të gjitha obligimet ligjore dhe po ashtu është bërë formimi i 29 qendrave për trajtimin të përkohshëm të tyre qe tu lehtësohet rregullimi i këtij problemi i cili ka qenë obligim i organeve komunale që17 vite”, është shprehur Thaçi.

Ai më tej tha se problemi i qenve endacak do të zgjidhet nëse komunat do të implemntojnë strategjin që ata kanë hartuar.

“Ne po ashtu kemi përgatitur edhe strategjinë për rregullim të çështjes e cila u është përcjell komunave në dhjetorë të 2020. Nëse ata implementojnë strategjinë  për një periudhe kohore problemi do të marr zgjidhje”, përfundoi Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat