Pallaska: Zyra e Prokurorit të Specializuar po sillet sikur Gjykata Speciale nuk i përket Kosovës

Aktuale

Pallaska: Zyra e Prokurorit të Specializuar po sillet sikur Gjykata Speciale nuk i përket Kosovës

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:55
Hashim Thaçi

Avokati Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi në procesin gjyqësor në Hagë, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar po sillet sikur Gjykata Speciale nuk i përket Kosovës.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Pallaska ka thënë se të dyshuarit kanë të drejtë të bëjnë mocion për përfundimin e hetimeve nëse aktakuza nuk dorëzohet brenda një kohe të caktuar.

Pallaska ka thënë në Hagë se Prokuroria po vepron sikur kjo gjykatë nuk i përket Kosovës.

“Ne e kuptojmë që prokuroria vepron dhe sillet sikur kjo gjykatë nuk i përket Kosovës por teksti sipas rregullës 47 është shumë i qartë, ai kërkon, i jep të drejtë të dyshuarve që të bëjnë mocion për përfundimin e hetimeve nëse aktakuza nuk dorëzohet brenda një kohe të caktuar”.

“Ajo që përmendi zotëri Kehoe, në parashtrimet e tij të mëparshme, është një nga parakushtet për ta marrë vendimin lidhur me këtë ka të bëjë me përcaktimin e kohës se kur duhet të mbarojë hetimi, dhe faktikisht hetimet kanë filluar përpara se të vendosej ligji të miratohej ligji dhe përpara se të krijohej kjo gjykatë”.

“Filloi me hetimet e zotëri Willamson dhe pastaj të bëhen procedurat penale dhe hetimore, por ne ende nuk kemi se cili është akti procedural që ka përcaktuar se kur kanë filluar hetimet, duam ta dimë në emër të klientit tonë kur është përmendur klienti ynë në atë vendim, kur është përcaktuar ai si person i dyshuar dhe pastaj në bazë të kësaj duhet të përcaktohet koha se kur është dorëzuar aktakuza dhe kur duhet të përfundojnë hetimet”, ka thënë Pallaska

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat