Maqedonia e Veriut refuzon kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për të vizituar “Grupin e Kumanovës”

Aktuale

Maqedonia e Veriut refuzon kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për të vizituar “Grupin e Kumanovës”

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:21
Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dërguar përmes ambasadës në Shkup për vizitën e të burgosurve në rastin “Lagjja e Trimave”.

Sipas qëndrimit zyrtarë të dikasterit vendas të Drejtësisë, kërkesa refuzohet në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve.

Të njëjtit i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe e të burgosurve.

“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me burg në burgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular. Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat