Donika Gërvalla: Motrën e Ganimete Musliut nuk e shkarkova unë

Aktuale

Donika Gërvalla: Motrën e Ganimete Musliut nuk e shkarkova unë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:33
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se vendimin për kthimin e Fatmire Musliut, motrës së Ganimete Musliut në Kosovë, nga konsullata e Kosovësnë Berlin ku Musliu ishte pjesë e stafit diplomatik, nuk është nënshkruar nga ajo.

Ajo ka shtuar se diplomatët e Kosovës duhet ta dijnë se i nënshtrohen një procesi të rotacionit dhe se nëse dikujt mungesa e privilegjeve i duket hakmarrje atëherë sipas Gërvallës ajo ndjenë keqardhje.

“Nuk e kemi kthyer ne atë në Kosovë vendimin për të nuk e kam nënshkruar unë për kthimin e zonjës Fatmire Musliu. Diplomatët në Kosovë duhet ta dijnë që i nënshtrohen procesit të rotacionit. Ti shërben katër vjet, kthehesh në Kosovë minimumi një vit ose dy. Pastaj në bazë të performancës mund të dërgohesh prapë. Nëse dikujt mungesa e privilegjeve dhe i duket si diskriminim dhe hakmarrje atëherë unë ndjej vetëm keqardhje për një gjë të tillë”, tha ajo.

Tutje ministrja Gërvalla shtoi se çdo kush në në Ministrinë e Punëve të Jashtme është i barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat