Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Presidentes: Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë?

Aktuale

Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Presidentes: Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë?

Nga: M.L. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Avdullah Hoti, Vjosa Osmani

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se se pranimi i moratoriumit në Ëashington, ku Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos lobojë për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ka cenuar rendin kushtetues të vendit.

Ai ka shkruar se Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë e bartës të institucioneve.

“Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?! Vetëm politikanë të llojit të caktuar, me orientime joperëndimore, mund të mendojnë dhe thonë gjëra të tilla”, shprehet ish kryeministri.

Ai potencon se e vërteta është se vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës rrezikohet kur cenohen raportet me mikun më të madh të shtetit të Kosovës, SHBA-në.

“Një politikan i përgjegjshëm dhe properëndimor, që e sheh Kosovën shtet të pavaur dhe të integruar në BE dhe NATO e jo ndryshe, punon me maturi dhe i ruan miqësitë.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe na ruajtë nga politikanët e papërgjegjshëm”, përfundoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat