Ky është i riu që u gjet i djegur sot në Deçan

Aktuale

Ky është i riu që u gjet i djegur sot në Deçan

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:29
Mentor (Canë) Himaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zbuluar identitetin e të riut që vdiq tragjikisht mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të kësaj komune.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut  Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, lidhur me rastin kishte informuar edhe Policia e Kosovës.

“Një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat