​Lushtaku tërheq tri amendamente: Qeverisja e LVV-së është hakmarrëse

Aktuale

​Lushtaku tërheq tri amendamente: Qeverisja e LVV-së është hakmarrëse

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
Mergim Lushtaku

Gjatë shqyrtimit të mbi 80 amendamenteve, deputeti i Partisë Demokratike, Mergim Lushtaku ka tërhequr nga votimi tri amendamente.

Sipas tij, shumica nuk po përkrah këto propozime për projektbuxhet të vitit 2022 dhe po hakmerret politikisht.

Lushtaku: Qeverisje e juaja është vetëm për hakmarrje

“Unë i kam edhe tri amendamente të tjera, meqë po e shoh që e keni këtë tendencë që projektet, sidomos ato që janë të planifikuara qysh më herët, t’i largoni dhe të bëni diskriminim, atëherë i tërheq amendamentet e mia. Dhe po tregojmë që me të vërtetë kjo qeverisje e juaja është vetëm për hakmarrje dhe për dënim politik”, ka thënë ai.

Në seancë të jashtëzakonshme, organi më i lartë legjislativ po voton një nga një, 83 amendamentet e projektbuxhetit për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat