Ministri Latifi nuk e di se kur do të pajisen kosovarët me pasaportë digjitale COVID-19

Aktuale

Ministri Latifi nuk e di se kur do të pajisen kosovarët me pasaportë digjitale COVID-19

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:22
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Komisionin për Shëndetësi ka folur rreth pasaportës digjitale të Coronavirusit me të cilën ende nuk janë pajisur qytetarët e Kosovës.

Latifi, para komisionit tha se janë duke punuar në këtë drejtim, mirëpo, ende nuk ka informata se kur do të finalizohet kjo çështje.

“Pasaporta e vaksinës është gati e njëjtë, më pak problematike me zgjedh. Ne e kemi një përfaqësues të Bankës Botërore që po punon. Teknikisht inxhinierët po e zgjedhin këtë vështje. Se kur do të bëhet, sa më shpejtë por s’mund të ju tregoj se kur bëhet. Kam biseduar me personelin që janë duke e kry këtë punë, kanë thënë që bëhet për dy javë. Jam shumë i interesuar që kjo të kryhet. Edhe kryeministri dhe presidentja janë shumë të interesuar që kjo të kryhet sa më shpejtë”, tha ministri Latifi.

Kosova i njeh cerifikatat digjitale COVID -19 të shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre cerifikatave.

Certifikata digjitale COVID-19 është brenda Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2021. Kjo certifikatë u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian, nëse janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat