Osmani: Po punojmë në riparimin e dëmeve të mëparshme kur politika e jashtme flinte

Aktuale

Osmani: Po punojmë në riparimin e dëmeve të mëparshme kur politika e jashtme flinte

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:02
Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani lidhur me njohjen e re potenciale të pavarësisë së Kosovës për të cilën është përfolur ditëve të fundit tha se është e njoftuar për të gjitha këto procese dhe se kontaktet i zhvillon ministria e Punëve të Jashtme. Ndërsa, ka theksuar se institucionet e Kosovës po punojnë në riparimin e dëmeve të bëra në vitet e kaluara në politikën e jashtme.

Osmani këto komente i bëri në një konferencë për medie pas takimit që zhvilloi me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, derisa edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e saj karshi “Open Ballkan” se kjo iniciativë ka shkelur parimin e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes.

Presidentja, Osmani tutja ka thënë se është në interes të Kosovës që derisa të ndodh njohja mos të bëhen publike takimet me shtetet jonjohëse.

Osmani: Si presidente jam e njoftuar për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me procesin e njohjeve

“Natyrisht që si presidente e Republikës së Kosovës jam e njoftuar për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me procesin e njohjeve ose njohjeve potenciale në këtë aspekt, dhe jam e njoftuar nga ministrja e Punëve të Jashtme e cila është ministria që ka tërë procesin në dorë të gjitha kontaktet e drejtpërdrejtë me këto shtete jonjohëse i zhvillon përfshirë me këtë shtetin që ju po e përmendni. Por ju duhet ta dini që është në interesin e Republikës së Kosovës që derisa të ndodh njohja mos të bëhen publike takimet tona me shtetet jonjohëse, kjo e dëmton interesin e Kosovës. Duhet ta mbrojmë diskrecionin që shpesh herë kërkohet edhe vetë shtetet me të cilat bisedojmë deri në marrjen e vendimit. Kështu që për interesa personale apo çfarëdo qofshin ato tenton që të bëjë publike përpjekjet tona drejt njohjeve ende pa u arritur rezultati për fat të keq vetëm dëmton interesin e vendit”, theksoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka siguruar qytetarët e Kosovës se institucionet po punojnë në radhë të parë për të përmirësuar dëmet e mëdha në politikën e jashtme dhe pastaj në bindjen e shteteve mosnjohëse.

Osmani: Institucionet po punojnë në radhë të parë për të riparuar dëmet e krijuara dhe t’I bindin shtetet mosnjohëse që të na njohin

“Kosova meriton që të njihet nga e gjithë bota demokratike nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara sepse nuk ka asnjë arsye qoftë ajo historike, politike apo ligjore që do t’i jepte dikujt arsye që mos ta njihte Republikën e Kosovës por I siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që përkundër dezinfiormatev që tentohen kohë pas kohe institucionet e Kosovës po bëjnë punë të palodhshme në mënyrë që në radhë të parë të riparojnë dëmin e krijuar më parë kur politika e jashtme flinte dhe ishte totalisht e çakorduar dëm ky marramendës të cilin edhe do të merr kohë për ta riparuar dhe në anën tjetër që kur kthehet treni në binar të ecim përpara ta zhvillojmë vendin tonë dhe t’i bindim shtetet që ta njohin Kosovën…Ne do të punojmë pareshtur sepse Kosova e Meriton të njihet edhe pavarësisht dëmit të madh që është bërë në të kaluarën ju siguroj që ne do ecim përpara për hir të vendit tonë për hir të qytetarëve tanë“, u shpreh Osmani.

E para e shtetit të Kosovës ka përsëritur qëndrimet e saj karshi iniciativë “Open Ballkan”. Osmani theksoi se derisa Serbia ka rol kyç në këtë nismë dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës tregon për qëllimet jo të mira të këtij shteti karshi Kosovës dhe rajonit.

Madje, ajo konsideroi se dhe vetë militarizimi i Serbisë dhe tendencat e tyre destabilizuese në raport me shtetet e rajonit tregon që cili është qëllimi i tyre i vërtetë.

Osmani: Derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk presim qëllime të mira në raport me shtetin tonë nga presidenti serb

“Kosova e ka bërë të qartë që alternative e vetme që e shohim për të ecur përpara drejt strukturave euroatlantike është duke qenë pjesë e Procesit të Berlinit ku që nga fillimi ka vlejtur parimi I barabarësisë dhe gjithpërfshirjes. Natyrisht që kemi edhe shumë shqetësime të tjera sa i përket temave të sigurisë temave të ekonomisë që I trajton kjo iniciativë por kryesohet I përmende. Derisa Serbia ka rol kyç në këtë indikativë dhe nuk e njeh Kosovën natyrisht që ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira në raport me shtetin tonë apo në raport me rajonin sepse vetë militarizimi I Serbisë që po ndodh këto vitet e fundit dhe tendencat e tyre destabilizuese në raport me shtetet e rajonit tregon që cili është qëllimi i tyre i vërtetë. Në momentin që Serbia heq dorë nga tendenca destabilizuese ndaj rajonit, në momentin që Serbia e njeh Kosovën si realitet i pakthyeshëm që po ec përpara dhe assesi nuk do kthehet prapa atëherë dikush mund ta marr seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal. Në njërën anë flet për bashkëpunim rajonal në anën tjetër i bllokon qytetarët tanë, vendos agjend të BIA-së për t’i marr ata në pyetje i terrorizon qytetarët dhe bënë pikërisht atë që avookon gojarisht”, theksoi ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani se Kroacia është ndër shtetet që ka qëndruar afër Kosovës në momentet më të vështira dhe është partner kyçe në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Sipas saj, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ta konsolidojë shtetësinë e saj dhe bashkëpunimin tutje me Kroacinë në shumë dimensione.

Osmani: Kosova do të vazhdoj të konsolidoj shtetësinë e saj

“Natyrisht që është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdoj ta konsolidoj shtetësinë e saj dhe në këtë drejtim shprehim shpresën tonë që Kroacia do të vazhdoj ta përkrahë Kosovën në këtë rrugë të vështirë por rrugë patjetër të pandalshme sepse Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe i lirë nuk ka kthim prapa, në këtë drejtim ne do të vazhdojmë të punojmë edhe në kontekst bilateral me Kroacinë sepse ka shumë fusha në të cilat mund të arrijmë progres deri tani kemi rreth 30 marrëveshje të lidhura mes vete janë edhe disa që janë në proces e sipër”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat