Deputeti i LDK kujton kolonelin Zemaj: Ditëlindja jote na bashkon, sepse ti nuk ke datë të vdekjes

Aktuale

Deputeti i LDK kujton kolonelin Zemaj: Ditëlindja jote na bashkon, sepse ti nuk ke datë të vdekjes

Nga: M.H. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 13:16
Tahir Zemaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me ditëlindjen e kolonelit të Tahir Zemajt.

Deputeti shkruan se koloneli Zemaj na ngriti edhe atëherë kur ishim përtokë të shtrirë, përcjell “Bota sot”.

Vdekjes nuk iu frikësove sepse thoshe se vdekja nuk i merr trimat; ata shkojnë në perjetësi, shton tutje Zemaj.

Ndër të tjera ai shton se kolonel Tahir Zemaj nuk ka datë të vdekjes.

Postimi i plotë

Kolonel, ti je ai që mbete pranë nesh edhe atëherë kur ne menduam se u ndave nga jeta. Na bashkove edhe atëherë kur ne kishim nevojë që mos të jemi të ndarë. Ishe dhe mbetesh inspirim për të vërtetën. I ndoqe larg nesh, hijet e territ. Na ngrite edhe atëherë kur ishim përtokë të shtrirë. Edhe atëherë kur neve na u ndërpre hapi, përsëri ecëm me ty dhe me emrin tënd në ballë.

Kolonel, ti e zgjerove rrugën edhe kur për ne ishte e mbyllur. Na bëre të fuqishëm në dhimbje dhe lot.

Guximit i dhe emër; e quajte Liri.

Vdekjes nuk iu frikësove sepse thoshe se vdekja nuk i merr trimat; ata shkojnë në perjetësi. Na bëre ta duam vendin siç duhet, sepse thoshe se atdhe tjetër nuk kemi. Ta duam secilin si vëllaun, sepse vëllezër tjerë thoshe nuk kemi. Plumbat t'i ruajmë për armikun, sepse armiku nuk fle kurrë.

Kolonel, të gjithë e përgjithmonë të kujtojmë!

Ditëlindja jote na bashkon, sepse ti nuk ke datë të vdekjes. Urime i madhi i shqiptarisë! Urime ty që shkove në perjetësi!

Urime për ditëlindjen, Kolonel!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat