A do të rindërtohet Xhamia në Kalanë e Prizrenit, kështu përgjigjet ministri Çeku

Aktuale

A do të rindërtohet Xhamia në Kalanë e Prizrenit, kështu përgjigjet ministri Çeku

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 23:38
Hajrullah Çeku

Ka shumë kohë që në Kalanë e Prizrenit po kërkohet të ndërtohet një teleferik si dhe rindërtimin e një Xhamie që pretendohet të ketë qenë brenda perimetrit të saj.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se këto tema ende nuk i ka në tavolinë dhe nuk mund të ketë një përgjigje për momentin.

“Këto dy çështje nuk i kemi në tavolinë me thënë ashtu dhe nuk na kanë arrit deri tash, përgjigjja që e kam jo rast për rast sepse është goxha e pa lejueshme dhe arbitrare ministri me pas mendim profesional, unë mundem me pas mendim në nivel të politikave por jo rast për rast sepse ato janë çështje profesionale për të cilat i kemi institucionet profesionale, përgjigjja do të jetë gjithmonë profesionale”, tha ai.

Ndërsa se si do veprojë në rast se këto dy projekte do të rekomandohen për tu realizuar ai tha se do i respektojë me përpikëri udhëzimet e instituteve dhe agjencive të specializuara.

“Mënyra se si institutet dhe agjencitë e specializuara tona do të na rekomandojnë me vepru unë do ti respektojë me përpikëri dhe nuk do të kem anësi nuk do ti përdori këto raste për përfitimi apo reputacioni politik” përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat