“Ramushin pyete: Qysh m`u bë milioner e mos me punua kurrgjë; Lumirin: me çfarë shamponi i lanë flokët, Memlin..”/ Berisha komenton zhvillimet rreth referendumit serb

Aktuale

“Ramushin pyete: Qysh m`u bë milioner e mos me punua kurrgjë; Lumirin: me çfarë shamponi i lanë flokët, Memlin..”/ Berisha komenton zhvillimet rreth referendumit serb

Nga: M.L. Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:42
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit pas refuzimit të institucioneve të Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë brenda territorit të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se krerët e shtetit janë duke e kundërshtuar në mënyrë false mbajtjen e Referendumit të Serbisë për serbët e Kosovës.

Ajo ka thënë se lejimi i votimit online ose me postë, kryeministrit Kurti i duket më pak 'tradhti', i duket 'tradhti digjitale', kurse votimi klasik me letër i duket 'tradhti klasike'.

Po ashtu, Kimete Berisha ka shkruar edhe për opozitën e cila sot përkrahi krerët e institucioneve të Kosoës, lidhur me vendimin për referendumin.

Postimi i plotë:

Kishe po kundërshtojnë...

Janë duke e 'kundërshtuar' në mënyrë false mbajtjen e Referendumit të Serbisë për serbët e Kosovës (të cilët i kanë dy nënshtetësi)...

Trojka: qeveria e Kosovës (me Presidenten dhe Krye-kuvendarin), po duken si karikatura që kategorikisht po refuzojnë ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në të cilën Kosova përfshihet si pjesë e Serbisë.

Nga ky këndi ku po shikoj unë, po duket se Kosova nuk po i lejon serbët ta ndryshojnë realitetin 'e keq' për neve, ani pse ata do ta bëjnë të veten, do të votojnë për ndryshimet e tyre kushtetuese, i kundërshtove s'i kundërshtive ti.

Në mahallën e boshnjakëve, buzë Ibrit, ekziston ndërtesa (që po renovohet) me mbishkrimin Republika e Serbisë, e cila e konsideron shtetin e Kosovës, si pjesë të Serbisë.

Në pjesën veriore të Mitrovicës ekziston Universiteti (me ngjyrë portokalli ose pembe), paralel i Prishtinës, dhe asgjë-askujt, as s'jemi më shumë, as pak më shtet.

Vetura pa regjistrim e me regjistrim të qyteteve të Serbisë dhe të 'Kosovës e Metohisë' i ke gjithandej tek ura e Ibrit.

Qeveria e Kosovës, ua paguan serbëve rrymën me paret tona, dhe reduktimet vlejnë veç për shqiptarët.

Nxënësit serbë në shkollat e Kosovës e mësojnë një histori krejt tjetër (të rrejshme) për Kosovën.

Qeveria e Kurtit nuk ka vendosur reciprocitet me Serbinë...hiç, për asgjë....

e tash, përnjëherë po e 'lusin' Kryeministrin shtetet më të fuqishme në botë, të bëj diçka 'që nuk bëhet'!

Është njësoj:

Si votoi serbi i Kosovës brenda zyrës së OSBE-së,

si votoi në natyrë të hapur, në sokak, në shkollë, apo me postë - njësoj është.

Kryesore qeveria e Kosovës po e lejon mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë.

Lejimi i votimit online ose me postë, kryeministrit Kurti i duket më pak 'tradhti', i duket 'tradhti digjitale', kurse votimi klasik me letër i duket 'tradhti klasike'.

Posta (si objekt) është në Kosovë,

OSBE është në Kosovë,

Zyra ndërlidhëse e Serbisë është në Kosovë,

serbët janë në Kosovë,

pra është njësoj, si votuan 'tinëz', brenda objekteve, si votuan publikisht.

Për Trojkën është me rëndësi mos m'u pa e vërteta.

A bën me votu me kry n'dritare, n'ballkon të soliterit, as n'tokë, as n'qiell....

Nxënësi serb në Kosovë, në shkollë, e mëson një histori antishqiptare, kurse prindi i tij në të njejtën shkollë ndalohet të votojë ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë (por lejohet online dhe tinëz në OSBE). !

Kush e ha këtë fall, përveç opozitës.

P.S.

1. Ramushin pyete:

- Qysh duhet me luftu e me dal i gjallë nga lufta;

- Qysh m'u bë milioner e mos me

punu kurgjë;

- Qysh me qenë 'i dyshimtë', e kurrë mos me pas faj!

2. Lumirin pyete 'Kah po gjendesh kështu kohëve të fundit dhe me çfarë shamponi i lanë flokët';

Memlit tregoji se:

'Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndaluar PDK-në ta përmendin Hashim Thaçin e Kadri Veselin....

Mos u tut. Nuk është rrezik. Mund t'i duash edhe 'njerëzit e gabuar'....Mos prit të shpallen të pafajshēm për t'i dashur përsëri!

Duke e mohuar të kaluarën (me heshtje), nuk rikrijohesh.

Harrohesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat