Mimoza Kusari – Lila mbledhë Alternativën

Aktuale

Mimoza Kusari – Lila mbledhë Alternativën

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:53
Mimoza Kusari – Lila

Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, është kryetare e një partie.

Kështu, ajo ka paralajmëruar së shpejti zgjedhje të brendshme në “Alternativë”

Kusari – Lila ka arritur që sot t’i mbledhë tetë anëtarë të partisë së saj.

“Takimi i të Shtunës! Gati për zgjedhjet e brendshme”, ka shkruar ajo bashkëngjitur kësaj fotografie.

Kusari – Lila karrigën e saj në Kuvendin e Kosovës e ka fituar falë kandidimit në zgjedhje parlamentare, në një listë më Lëvizjen Vetëvendosje.

Aktualisht, ajo është ushtruese e detyrës së shefit të grupit parlamentar të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat