Imami Labinot Maliqi kërkon nga Kurti shfuqizimin e ndalesës administrative të MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla

Aktuale

Imami Labinot Maliqi kërkon nga Kurti shfuqizimin e ndalesës administrative të MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:50
Imami Labinot Maliqi

Në  Ditën Botërore e Shamisë, imami Labinot Maliqi e ka quajtuar bullizëm ndalesën e MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Maliqi ka bërë kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.

“Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla, po vazhdon të shkaktoj #bullizëm tek ato vajza që e bartin atë”.

“Meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha mbrëmë se: “Jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës.” Atëherë, kërkoj që t’i përgjigjet kërkesës sonë dy dekada e vjetër, duke e shfuqizuar ndalesën administrative të MASHT-it, e cila po vazhdon t’ua mohoj vajzave të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shkolluar, dhe të drejtën kushtetuese për ta praktikuar hapur besimin e tyre” thotë Maliqi.

Ndërkaq, për herë të parë në botë Dita e Shamisë është shënuar në vitin 2013 dhe atë me propozim të Nazmie Khan nga New Yorku.

Khane donte që përmes kësaj dite, të nxit jomyslimanet të mbajnë shamitë për një ditë dhe të përjetojnë këtë përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat